Politike

Zjarri tek MSH, PD i përgjigjet Manastirliut: Gënjeve, nesër do publikojmë të gjitha provat

9 Maj 2020, 15:40 Nga DOSJA
Zjarri tek MSH, PD i përgjigjet Manastirliut: Gënjeve, nesër do

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, i është përgjigjur ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, për zjarrin tek zyra e prokurimeve. Në një reagim, Bardhi shkruan se Manastriliu ka gënjyer dhe PD ka prova që e faktojnë zjarrin në ato zyra. Ai shton se të gjitha provat do të bëhen publike nesër, dhe deklaron se Manastirliu nuk shpëton dot nga burgu. 

Fronti i vjedhjes me tendera sekret vazhdon avazin e gënjeshtrës! Asgjë e re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjedhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie. Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër.

Fakti që Ministrja gënjen për zjarrin duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djegies. Ajo gabon rëndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga burgu. Ogerta Manastirliu boll nxorre tym nga koka dhe gënjeshtra nga goja. E kuptojmë që ky skandal të djeg shumë. Ky është zjarr që të çon në burg dhe nuk e shuan dot me ujë!”, shkruan Bardhi.

Më herët sot Lulzim Basha u shpreh se në zyrën e Prokurorimeve në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, ka rënë zjarr. Basha tha se ky zjarr i dyshimtë, në zyrën e Prokurorimeve, ka si synim fshehjen e fakteve dhe të dhënave kompromentuese. Pas deklaratës së Bashës, reagoi dhe Ogerta Manastirliu e cila mohoi të kishte rënë zjarr.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi ogerta manastirliu zjarri ne ministri gazment bardhi ogerta manastirliu zjarri ne ministri

Sondazh

Poll

Politike 9 Maj 2020, 12:51

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga Policia gjatë protestës së sotme të Shoqërisë Civile. Meta shkruan se dhuna e ushtr...