Politike

Legalizimi i hashashit, delegacioni i BE: Qeveria shqiptare nuk ëhtë konsultuar me ne

9 Maj 2020, 15:00 Nga DOSJA
Legalizimi i hashashit, delegacioni i BE: Qeveria shqiptare nuk ëhtë

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për idenë e legalizimit të hashashit në Shqipëri. Në një postim në mediat sociale, ambasada e BE shkruan se nuk kanë kanë qenë të përfshirë në përgatjen e asnjë drafti për këtë çështje, por as nuk kanë pasur konsultim me qeverinë.

“Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore”, shkruhet në reagim.

Më herët Kryeministri Edi Rama, ka komentuar sot idenë për legalizimin e hashashit në Shqipëri. Gjatë konferëncës për mediat me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, Rama tha se qeveria ka më shumë se një vit që po punon dhe është konsultuar me shumë ekspertë, vendas e të huaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike delegacioni i be ne tirane edi rama legalizimi i hashashit delegacioni i be ne tirane edi rama legalizimi i hashashit

Sondazh

Poll

Politike 9 Maj 2020, 12:51

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga Policia gjatë protestës së sotme të Shoqërisë Civile. Meta shkruan se dhuna e ushtr...