Politike

Legalizimi i hashashit, Kryemadhi: Bravo BE-së për distancimin nga Rama, po përgatitet kanabizimi i vendit

9 Maj 2020, 15:29 Nga DOSJA
Legalizimi i hashashit, Kryemadhi: Bravo BE-së për distancimin nga

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës, i cili u shpreh se po punohet për legalizimin e hashashit në vend. Në një reagim, Kryemadhi përshëndet deklaratën e BE që u distancua nga Rama dhe shton se po përgatitet vendi për kanabizim.

“Bravo delegacioni i BEpër distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e Edi Ramës në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral. Sot në ditën e Evropës dhuna shtetërore nuk kurseu shoqërinë civile, e cila protestonte ndaj aktit korruptiv të pastrimit të parave në dëm të trashëgimisë kombëtare. Populli shqiptar kërkon e meriton jetesë me standarte të BE, ndaj inkurajojmë më shumë qëndrime të tilla me vlerë për opinionin publik dhe besimin e tyre te institucionet e pavarura të BE. Bashkë të luftojmë dezinformimin dhe ti sigurojmë shqiptarëve një qeveri përtej propagandës, që realizon 15 kushtet e integrimit dhe çon përpara ëndrrën evropiane”, shkruan kryetarja e LSI.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike delegacioni i be ne tirane edi rama legalizimi i hashashit monika kryemadhi delegacioni i be ne tirane edi rama legalizimi i hashashit monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 9 Maj 2020, 12:51

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga Policia gjatë protestës së sotme të Shoqërisë Civile. Meta shkruan se dhuna e ushtr...