Bota

Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe/ Vdesin 252 pacientë me Covid-19 në 24 orët e fundit

9 Maj 2020, 14:14 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe/ Vdesin 252 pacientë me

BRITANI E MADHE- Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën të paktën 252 persona duke e çuar në 31,493 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Shifra prej  252 viktimash për 24 orët e fundit nuk është përfundimtarja shkruajnë mediat e huaja pasi deri në mbrëmje mund të ketë edhe më shumë raportime nga viktimat në shtëpi apo azilet.

Mes 252 viktimave të ditës së sotme “NHS” rregjistroi 208 në Anglia, 36 viktima në  Skocia dhe  9 në Uells.  Irlanda Veriore do të njoftojë shifrat e saj më vonë sot.

Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri britanik Boris Johnson i cili edhe ai u infektua por fitoi betejën me virusin, ditën e djeshme ka bërë me dije se me objektivin e ri, do të testohen 200,000 njerëz në ditë për koronavirus deri në fund të muajit maj.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll