Bota

Plani i Italisë për rihapjen e shkollave në shtator: Nxënësit duhet të paraqesin testin e Covid-19, nuk do të lejohet asn

9 Maj 2020, 11:20 Nga DOSJA
Plani i Italisë për rihapjen e shkollave në shtator:

ROMË– Ministria e Arsimit ka përgatitur një draft përmbledhës që ua ka paraqitur sindikatave të shkollës me idenë e një plani të sigurisë për kthimin e studentëve në shkollë në muajin shtator, duke filluar nga cikli fillor, shkollat e mesme e deri tek universitetet.

Brenda këtij drafti parashikohen një sërë rregullash, si matja e temperaturës, mbajtja e maskave, respektimi i distancës me nxënësve në mënyrë që të shmangin sa më shumë përhapjen e një vale të dytë të virusit.

Përgjegjësia për sigurinë varet nga drejtorët, ndërsa menaxherët e shkollave do të duhet të sigurojnë informacion të dobishëm dhe trajnim e stafit dhe për këtë arsye ato do të hartojnë një plan për pastrimin e klasave, zyrave dhe korridoreve. Drejtuesit e shkollave do të jenë në gjendje të telefonojnë falas, profesionistë, ekspertë të shëndetit dhe pensionistë për të menaxhuar këtë aspekt delikat.

Hyrja e ndaluar mbi 37.5 °

Të gjithë nxënësit me temperaturë mbi 37.5 gradë  do të ndalohen të hyjnë në shkollë, si edhe ata që kanë simptoma të gripit do të duhet të largohen nga shkolla. Para hyrjes së nxënësve nëpër klasa, stafi i shkollës duhet t’iu kontrollojë temperaturën e trupit të tyre.

Detyrimi i maskave në klasë dhe korridore do të parashikohet për të gjithë të rriturit që hyjnë në shkolla.

Ministria, e nxitur nga sindikatat, tha se numri i nxënësve npër klasa duhet të jetë i reduktuar në mënyrë që të ketë sa  më shumë siguri për të  gjithë.

Palestrat mund të përdoren për aktivitete të tjera edukative, përballë nevojës për të gjetur hapësira të reja për klasa më të gjera ku hapësira është e mjaftueshme që të respektohet distanca shoqërore.

Nxënësit duhet të kthen me një test në shkollë.

Tashmë me rihapjen e shkollave në shtator të gjithë nxësit duhet të paraqesin edhe testin e tyre të Covid-19 i cili ka rezultuar negativ. Në të kundërt nuk mund  të lejohen t’i bashkohen mësimit.

Burimi: Repubblica 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali rihapja e shkollave ne shtator koronavirusi ne itali rihapja e shkollave ne shtator

Sondazh

Poll