Studimi në Hong Kong/ Kura me kombinimin e tre ilaçeve jep rezultate të mira, ndihmon në përmirësimin e pacientëve me Cov
9 Maj 2020, 14:06Nga DOSJA
HONG KONG- Një kohë që koronavirusi është përhapur në më shumë se 200 shtete të botës mjekë, ekspertë e shkencëtarë të shëndetësisë në mbarë botën po punojnë për krijimin e një vaksine.
Ndërkohë sëfundmi një lajm i mirë vjen nga shkencëtarët në Hong Kong , të cilët kanë zbuluar se një testim me një koktej që përmban tre ilaçe antivirale ka rezultuar pozitiv.
Pra në studimin e tyre ka tregohet se pacientët me simptoma të buta të Covid-19 kanë pasur përmirësim më të shpejtë pasi kanë marrë këtë kurë. Në këtë studim kanë marrë pjesë 127 të rritur, përfshirë 86 që morën një kombinim të tre ilaçeve: interferon beta-1b, opinavir-ritonavir dhe ribavarin.
Autorët i përshkruan gjetjet si ‘të hershme, por të rëndësishme’ dhe kanë bërë thirrje për hulumtime të mëtejshme, duke përfshirë pacientët me sëmundje serioze.
“Testimi ynë tregon se trajtimi i hershëm i rasteve të buta dhe të moderuara të Covid-19 me një kombinim të trefishtë ilaçesh antivirale mund të ulë me shpejtësi sasinë e virusit në trupin e një pacienti.”- ka deklaruar Këok-Yung Yuen, që udhëhoqi studimin.
Mbi 4 milion raste të prekura janë shënuar në të gjithë botën, dhe të paktën 274,000 viktima, ky është bilanci i koronavirusit. Vendi që ka numrin më të madh të viktimave është Amerika me 77.190 persona, më pas renditet Mbretëria e Bashkuar e cila shënon 31,315 viktima, ndërsa vendin e tretë me 30,201 të vdekur e mban Italia dhe në Spanjë kanë humbur jetën 26,478 qytetarë. Ndërkohë numri i viktimave në Francë ka shkuar në 25,987.
LONDËR– Virologu Peter Piot, drejtor i Shkollës së Londrës për Higjienën dhe Mjekësinë Tropikale, është infektuar nga COVID-19 në mes të marsit. Ai kaloi p...
KANADA– Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Drejtoresha e Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave” në Calgary të Kanadasë, Dr. Adriana Fishta-Bejko b...
GREQI– Një tërmet i fuqishëm ka goditur mesditën e sotme Greqinë, me magnitudë 4,4. Sipas mediave vendase mësohet se tërmeti i sotëm ka shkundur ishullin per...
SPANJË– Të paktën 179 viktima janë shënuar në Spanjë si shkak i koronavirusit në 24 orët e fundit.Kjo është një tjetër ditë që bilanci ditor i vdekjeve ...
FRANCË– Imazhe të frikshme të burgut të braktisur të shekullit të 19-të në Francë me një dizajn shumë të frikshëm , janë publikaur së fundmi në mediat e hu...
ROMË– Ministria e Arsimit ka përgatitur një draft përmbledhës që ua ka paraqitur sindikatave të shkollës me idenë e një plani të sigurisë për kthimin e stu...
RUSI– Për më shumë se një javë Rusia është goditur rëndë nga koronavirusi, ku për çdo ditë me rradhë janë shënuar mbi 10 mijë raste të reja të Covid-19....
BRUKSEL– Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Evropian janë të mbyllura në shkallë të gjerë – për shkak të krizës së Coronës vetëm pak njerëzve u...