Bota

Greqia nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fuqishëm godet vendin fqinj, asnjë i lënduar

9 Maj 2020, 13:16 Nga DOSJA
Greqia nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fuqishëm godet vendin fqinj,

GREQI– Një tërmet i fuqishëm ka goditur mesditën e sotme Greqinë, me magnitudë  4,4. Sipas mediave  vendase mësohet se tërmeti i sotëm ka shkundur  ishullin perëndimor të Zakynthos, por nuk raportohet për dëme.

Ndër të tjera mediat greke shkruajnë se lëkundjet janë ndjerë 69 km larg ishullit Zakinthos në Greqi.

Thellësia ka qenë 2 kilometër, duke treguar se lëkundjet kanë qenë teje të forta. Megjithatë deri më tani nuk është raportuar për asnjë të lënduar apo dëme në ndërtesa.

Kujtojmë që tërmeti në Greqi vjen mes një situate të vështirë të krijaur nga koronavirusi prej të paktën 2 muajsh, ku mësohet se deri më tani kanë vdekur 151 pacientë me Covid-19 dhe janë infektuar 2.691 të tjerë.

Burimi: ekathimerini

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi termeti ne greqi greqi termeti ne greqi

Sondazh

Poll