Bota

Brenda burgut ku rojet shihnin të gjitha qelitë nga një pozicion i vetëm (FOTOT)

9 Maj 2020, 12:35 Nga DOSJA
Brenda burgut ku rojet shihnin të gjitha qelitë nga një pozicion

FRANCË– Imazhe të frikshme të burgut të braktisur të shekullit të 19-të në Francë me një dizajn shumë të frikshëm , janë publikaur së fundmi në mediat e huaja. Ka pak vende në të gjithë Francën si ky burg i braktisur i shekullit XIX.

Mësohet se këto fotografi janë shkrepur nga fotografi  francez Romain Veillon brenda burgut në qytetin Autun, i cili ka një dizajn shumë të frikshëm ku janë mbajtur të burgosurit vite më parë.

Kjo formë cilindrike e burgjeve si kjo u mundëson rojeve të shohin të gjitha qelitë nga  një kënd i vetëm.

Më tej mediat e huaja shkruajnë se prej  66 vjetësh ai nuk është më funksional, por burgu Autun në Francë është tashmë një monument kombëtar.

Ai nisi të ndërtohet në vitin e largët 1854 dhe u përfundua brenda dy vitesh dhe deri në 1956-ën, aty kanë vuajtur dënimin me mijëra të burgosur. Ajo që e bën të veçantë këtë burg është forma e tij cilindrike, që i jepte mundësi gardianëve të kishin një pamje nga të gjitha qelitë në çdo pozicion që ata ndodheshin.

Këto ambiente nuk janë të hapura për qytetarët, por fotografi arriti të merrte një leje dhe realizoi foto nga ky vend i rrallë i vuajtjes së dënimit.

“Kam realizuar fotografi në burgje të ndryshme të Francës dhe së fundmi më erdhi në mendje ky burg. Jam mahnitur me konceptin e tij unik arkitektonik. Kisha lexuar në internet për këtë burg, i cili edhe pse sot është jashtë funksioni vijon të mbetet mbresëlënës.”- ka thënë fotografi.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota autun france pamjet brenda burgut autun france pamjet brenda burgut

Sondazh

Poll