Bota

Bilanc tragjik në Rusi/ 10.817 raste të reja dhe 104 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

9 Maj 2020, 10:45 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në Rusi/ 10.817 raste të reja dhe 104 viktima nga

RUSI– Për më shumë se një javë Rusia është goditur rëndë nga koronavirusi, ku për çdo ditë me rradhë janë shënuar mbi 10  mijë raste të reja të Covid-19.

Ndonëse bllokoi kufijtë me Kinën që prej  përhapjes së virusit në Ëuhan, por shifrat tregojnë se as Rusia nuk ka mundur t’i shpëtojë infektimit nga koronavirusi.

Shifra e përgjithshme e personave të sëmurë me Covid-19 ka shkuar në afro 200,000 pavarësisht izolimit në vend. Grupi i punës i koronavirusit të Rusisë konfirmoi se 104 njerëz kishin vdekur brenda 24 orëve të  fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.827.

Ditën e sotme numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Rusi arriti në 198.676 pasi u regjistruan 10.817 infeksione të reja janë rregjistruar vetëm në 24 orët e fundit. Është një  ritje  pak më e lartë se një ditë më parë, kur kishte 10.699 raste të reja. Numri i  infeksioneve në Rusi ka tejkaluar Francën dhe Gjermaninë këtë javë për t’u bërë e pesta më e larta në botë.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll