Bota

Sot të gjithë do donin të jetonin atje, Antarktida asnjë rast me koronavirus, vendi më i sigurt në botë

9 Maj 2020, 09:09 Nga DOSJA
Sot të gjithë do donin të jetonin atje, Antarktida asnjë

ANTARKTIDË–  Në një kohë që shumica e vendeve në botë po përballen me luftën e ashpër të Covid-19, deri më tani Antarktida po konsiderohet si vendi më i sigurt në botë, pasi nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Pavarësisht se rajoni ishte u rrezikua shumë nga koronavirusi kur shpërthimet goditën anijet e lundrimit të fundit të sezonit, megjithatë kt virus vdekjeprurës nuk arriti në brigjet e tij të ngrira.

Edhe pse Antarktida nuk ka një popullsi vendase autoktone, përveç nëse llogarisim pinguinët, balenat, fokat, rreth 5,000 njerëz kryesisht shkencëtarë dhe studiues banojnë në bazat e saj, virusi nuk e ka prekur këtë vend.

Mbi 4 milion raste të prekura janë shënuar në të gjithë botën, dhe të paktën 274,000 viktima, ky është bilanci i koronavirusit. Vendi që ka numrin më të madh të viktimave është Amerika me 77.190 persona, më pas renditet  Mbretëria e Bashkuar e cila shënon 31,315 viktima, ndërsa vendin e tretë me 30,201 të vdekur e mban Italia dhe në Spanjë kanë humbur jetën 26,299 qytetarë. Ndërkohë numri i viktimave në Francë ka shkuar në 25,987.

Burimi: fr24news

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll