Bota

Rritet bilanci në Greqi, shkon në 151 numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19

9 Maj 2020, 08:35 Nga DOSJA
Rritet bilanci në Greqi, shkon në 151 numri i përgjithshëm i

GREQI– Greqia është një ndër vendet që nuk i ka shpëtuar infektimit nga Covid-19, por ditë pas dite shifrat tregojnë se atje situata e koronavirusit po qetësohet.

Autoritetet kanë bërë me dije se ka shkuar në 151 numri i personave qe kanë vdekur si shkak i virusit në Greqi.

Viktima ka qenë një tjetër pacient që po kurohej në Evangelismos, duke e çuar në 151 numrin e  përgjithshëm të viktimave në Greqi.

Një ditë më pare u raportua se numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 kishte shkuar në 2.691.

Ndërsa Zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras konfirmoi se 32 pacientë janë duke u trajtuar me intubacion, ndërsa 85 të tjerë janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.

Rritja e temperaturave gjatë verës ka të ngjarë të mos jetë i mjaftueshëm për të zhdukur virusin më vete, tha Tsiodras. Megjithatë, ai tha se do të presim dhe do të shohim.

Çdo gjë në këtë moment varet nga sjellja jonë dhe rrjedha e epidemisë së virusit në vendin tonë do të varet nga respektimi ynë vullnetar me rregullat e higjenës në praktikën tonë të përditshme.”- u shpreh  Tsiodras.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi sotiris tsiodras koronavirusi në greqi sotiris tsiodras

Sondazh

Poll