Bota

Komisioni Evropian fton shtetet anëtare, të zgjasin kufizimin e udhëtimeve në BE deri më 15 qershor

9 Maj 2020, 09:37 Nga DOSJA
Komisioni Evropian fton shtetet anëtare, të zgjasin kufizimin e

BELGJIKË– Komisioni Evropian u ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE që të mos hapin kufizimet dhe ta zgjasin bllokimin e vendit për udhëtimet jo të rëndësishme në BE, deri në datë 15 qershor.

Përmes një njoftimi në Twitter, KE shkruan se situata në të gjithë botën mbetet shumë e brishtë. Zgjatja e kufizimit për udhëtimet është e nevojshme për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.

E nga ana tjetër në faqen zyrtare të KE thuhet: Komisioni fton shtetet anëtare të Shengenit dhe Shtetet e Asociuara të Shengenit të zgjasin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jothelbësore në BE për 30 ditë të tjera, deri në 15 qershor.

Ndërsa disa shtete të asociuara të BE-së dhe Shengenit po ndërmarrin hapa paraprak për lehtësimin e masave në luftimin e përhapjes së pandemisë, por ende situata mbetet e brishtë si në Evropë ashtu edhe në mbarë botën. Kjo kërkon masa të vazhdueshme në kufijtë e jashtëm për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së sëmundjes gjatë udhëtimit në BE.

Heqja e kufizimeve të udhëtimit duhet të bëhet me faza: Siç nënvizohet në Udhëzimin e Përbashkët Evropian për heqjen e masave të kontrollit, kontrollet e brendshme të kufijve do të duhet të fillojnë të ngrihen gradualisht dhe në një mënyrë të koordinuar para se kufizimet në kufijtë e jashtëm të mund të qetësohen në një fazë të dytë.

Burimi: ec. europa.eu

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne europe koronavirusi ne bote koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll