Politike

“Ka rënë zjarr tek zyra e Prokurorimeve”, Basha lëshon “bombën”: Ky është test për jetë a vdekje për SPAK, ndë

9 Maj 2020, 10:54 Nga DOSJA
“Ka rënë zjarr tek zyra e Prokurorimeve”, Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar sot në bashkëbisedimin me gazetarët se në zyrën e Prokurorimeve në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, ka rënë zjarr. Basha tha se ky zjarr i dyshimtë, në zyrën e Prokurorimeve, ka si synim fshehjen e fakteve dhe të dhënave kompromentuese. Kryedemokrati paralajmëroi SPAK se hetimi i tenderave sekretë është “testi” për jetë a vdekje që tregon pavarësinë e këtij institucioni.

“E ka mendjen për të vjedhur, ndaj bëjnë tendera sekretë. Paska rënë edhe zjarr tani që SPAK nisi hetimet. E keni dëgjuar apo jo? Ka rënë zjarr në katin e katërt të MSH tek zyra e Prokurorimeve. Kam paralajmëruar prej kohësh se arsyeja kryesore e Edi Ramës që nuk publikon të dhënat e tenderave është se kërkon të manipulojë të dhënat. Mesa duket, nuk kanë arritur dot që t’i manipulojnë dhe iu kanë vënë flakën. Por uroj që të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë se ky është test për jetë a vdekje për SPAK-un. Iu bëj thirrje që të vijojë hetimi me përgjegjshmëri dhe transparencë. Të refuzojnë presionin, joshjen nga Ëngjëll Agaçi, Ulsi Manja, e Taulant Balla. Ndërkombëtarët dhe shqiptarët po i shohin. Jam i sigurt që s’kanë për t’i falur. “,-tha Basha. 

Prej javësh, Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka organizuar në kohën e pandemisë një sërë tenderash, që i ka klasifikuar si sekretë. Kjo sipas PD, ka për mision vjedhjen e parave të shqiptarëve. PD kallëzoi në SPAK disa prej tenderave, ku ka nisur tashmë edhe marrja në pyetje e zyrtarëve të ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me tenderin e Ushqimeve. SPAK ka nisur verifikimet edhe për tenderin e maskave në MSH.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha tenderat sekretë zjarr ne msh lulzim basha tenderat sekretë zjarr ne msh

Sondazh

Poll