Aktualitet

Policët në aksion për të larguar gazetarin që raporton protestën (VD)

28 Mars 2019, 09:18 Nga DOSJA
Policët në aksion për të larguar gazetarin që raporton

TIRANË- Ka nisur me përplasje protesta e sotme e opozitës. Ndërsa protestuesit kanë tentuar të bllokojnë pedonalen tek Galeria e Arteve ku pritet të shkojë Ministri i Drejtësisë i Hollandës, policia ka ndërhyrë menjëherë. Ka patur edhe shtyrje mes policisë dhe qytetarëve.

Policët e kanë humbur gjakftohtësinë aq sa kanë shtyrë edhe gazetarin Erjon Skëndaj të News 24, i cili nuk ndodhej aty për të protestuar. Në videon e mëposhtme mund të shihni se si mblidhen policët për të larguar gazetarin që mundohej të raportonte. Ndërsa gazetari, në krye të detyrës, nuk pranon të lëviz, policët sillen sikur të kishin të bënin me një person me rrezikshmëri të lartë. Pas rezistencës së gazetarit dhe pranisë së kamerave, janë detyruar ta lejojnë të kryejë detyrën.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erjon skendaj perplasje ne proteste protesta e opozites 28 mars 2019 erjon skendaj perplasje ne proteste protesta e opozites 28 mars 2019

Sondazh

Poll