Aktualitet

Mirënjohës për ndihmën e vitit 1999, biznesmenët kosovarë inagurojnë banesa sociale në Kukës (VD)

28 Mars 2019, 09:23 Nga DOSJA
Mirënjohës për ndihmën e vitit 1999, biznesmenët

KUKËS– Objektet sociale në Bashkinë e Kukësit vijojnë të financohen nga biznesi i Kosovës, në shenjë mirënjohje për solidaritetin që kuksianët kanë treguar ndaj kosovarëve në vitin 1999.

U inaguruan tre objekte, në të cilat do të edukohen mbi  50 nxënës të klasave të ciklit të ulët si dhe fëmijët e kopshtit. Ndërsa përsa i përket shërbimit të parë shëndetësor në ambulancë do e marrin qindra banorë të fshatit Bardhoc, i cili ndodhet në kufi me Kosovën.

Në inagurimin e tre objekteve, Kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu, theksoi se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më të bashkuar se sot. Shehu u bëri thirrje kuksianëve të rikthehen në vendin e tyre pasi ofrojnë shumë mundësi zhvillimi.

I nderuar zoti deputeti i Kosovës zoti Azbiri, i nderuar zoti kryetar i Prizrenit, mirëseerdhët në këtë ceremoni të përurimit të shkollës “Bardhoc i ri”, një kontribut i biznesmenëve kosovarë. Gjej rastin t’i falenderoj,”– u shpreh Bashkim Shehu Kryetar i Bashkisë Kukës .

Një nga dhuruesit është Arafat Abazaj, President i kompanisë “Abazaj SHPK”, nga Prizreni, i cili u shpreh i kënaqur që iu dha rasti të bënte diçka për komunitetin e fshatit Bardhoc. Abazaj u shpreh se i vinte gjithmonë në mendje viti 1999, viti kur kosovarët gjetën mbështetje nga kuksianët.

Zoti Sheu do jëm plotësisht mirënjohes ndaj Kukësit. Kam një kërkesë të vogël, kësaj shkollë le t’I vihet emir “27 marsi”. Ta gëzoni dhe uroj që nga kjo shkollë të dalin gjenerata gjenish,”- u shpreh Arafati Abazaj, President i kompanisë “Abazaj SHPK”, pasi mori një çertifikatë mirënjohjeje nga kryebashkiaku Shehu.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës Prizren, Mytaher Haskuka i cili u shpreh mirënjohës për mikpritjen e treguar nga banorët e Kukësit.

Marsi është muaji i dhimbjes dhe i krenarisë për shqiptarët, pasi në këtë muaj kemi shumë data përkujtimore. Në këtë muaj janë kryer masakrat më të këqija nga ushtria serbë. Nga ana tjetër kemi qenë edhe mjaft krenarë, pasi kuksianët kanë qenë një popull që na pritën në kohën që Serbia u përpoq të na spatronte dhe të na zhdukte krejtëissht si njerëz. Ndihem krenar që një qytetar i Prizrenit ja kthen të mirën kuksianëve, atyre që ua kemi pa hajrin para 20 viteve.

Mbi të gjitha me një ndërtesë të bukur, investim që u duhet fëmijëve tanë. Nga këtu fëmijët do të dalin vërtet të ditur dhe do të kontribuojnë edhe për Prizrenin dhe për Kukësin,”- tha Mytaher Haskuka, Kryetari i Komunës Prizren.

Ish-deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Albana Vokshi, shprehu vlerësimin e saj për iniciativën e Kryebashkiakut Shehu dhe të donatorëve nga Kosova, të cilët mundësuan ndërtimin e disa objekteve sociale në Kukës.

Në këtë ceremoni inagurimi ishin edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës Abedin Oruçi dhe Drejtori Rajonal i Arsimit, Skënder Ahmeti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abedin oruçi albana vokshi bardhoc bashkim shehu inagurim i banesave sociale kosove kukes mytaher haskuka skënder ahmeti abedin oruçi albana vokshi bardhoc bashkim shehu inagurim i banesave sociale kosove kukes mytaher haskuka skënder ahmeti

Sondazh

Poll