Aktualitet

Kontratat e lobimit/Debati mes Pezës dhe Bardhit: S’të marrin leje ty dhe shefit tënd politik (VD)

28 Mars 2019, 08:03 Nga DOSJA
Kontratat e lobimit/Debati mes Pezës dhe Bardhit: S’të marrin

Tiranë- Pas akuzave Gazmend Bardhi  dje në “Opinion” ka treguar sipas tij kontratën e fundit të lobimit dhe aksionin për Kathleen Ann Kavalec, që ishte e nominuara e Presidentit Donald Trump për ambasadore të SHBA në Tiranë, por ajo nuk e mori miratimin e Senatit për këtë detyrë.

Sipas Bardhit, me këtë lobim është bërë që  senatorët amerikanë  të bindnin Kathleen Ann Kavalec që të shikonte problemet reale në vend: çështjet e narkotrafikut, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.

“I kemi kërkuar senatorëve që këto tre çështje të jenë prioritare të ambasadores së re që do vinte në Tiranë”, tha Bardhi.

“Kush e beson këtë”, reagoi menjëherë Alfred Peza. Bardhi iu përgjigj: “Aq sa të besojnë ty shqiptarët për 1 milionë eurot. Ne bëjmë çdo ditë lobim në shtetet e bashkuara të amerikës dhe ty nuk të marrim leje fare, aq shefit tënd politik.”

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfred peza gazmend bardhi kontratat e lobimit në shba alfred peza gazmend bardhi kontratat e lobimit në shba

Sondazh

Poll