Aktualitet

Shkatërrohet sera me 295 fara kanabis në Milot, pranga 50-vjeçarit

28 Mars 2019, 07:32 Nga DOSJA
Shkatërrohet sera me 295 fara kanabis në Milot, pranga

MILOT– Janë sekuestruar 295 fara të mbjella në kubikë dhe një 50-vjeçar është vënë në pranga. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me iniciale F.H. kishte ndërtuar një miniserë në territorin e banesës së tij në Milot, ku kishte mbjellë 295 fara në kubikë.

Policia thekson se kubikët janë sekuestruar dhe 50-vjeçari është arrestuar për kultivim të bimëve narkotike, ndërkohë po hetohet për të zbuluar bashkëpunëtorë dhe të implikuar të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Kurbin

Kontrolle të imtësishme për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni i koduar “Miloti “. Shkatërrohet një miniserë ku ishin mbjellë fara kanabis në kubikë. Në pranga kultivuesi i tyre

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit për marrjen e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike që në embrion, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët e tjerë që i ngarkon ligji, dhe në mënyrë të veçantë me aleatin më kryesor të Policisë, me qytetarët.

Policia e Kurbinit pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë si dhe kontrolleve të imëtësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të  mundur  gjetjen dhe shkatërrimin e një mini sere në territorin e banesës së shtetasit F.H në Milot, në të cilën ishin mbjellë 295 fara kanabisi në kubikë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F.H. 50 vjeç, banues në Milot, si kultivues i tyre.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për  identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 50 vjecari kultim droge kurbin lezhe milot sera me 295 fara kanabis arrestohet 50 vjecari kultim droge kurbin lezhe milot sera me 295 fara kanabis

Sondazh

Poll