Aktualitet

Më armë dhe drogë në makinë, bie në pranga 22-vjeçari në Tiranë

28 Mars 2019, 08:01 Nga DOSJA
Më armë dhe drogë në makinë, bie në pranga

TIRANË- Një 22-vjeçar nga Fieri nga rënë në prangat e Polisisë së Tiranës mëngjesin e sotëm, pasi lëvizte me armë në qytet.

Sipas një njoftimi nga blutë e Tiranës, gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën e tij u zbulua se ai kishte një armë zjarri dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I PLOTË

Qarkullon me armë zjarri në kryeqytet, arrestohet në flagrancë nga Policia. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i gjendet dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin: M. G., 22 vjeç, banues në Fier

Në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin M. G. Gjatë kontrollit fizik drejtuesit të mjetit, shtetasit M. G., i është gjetur një pistoletë tip “Zaztava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22 vjecari droge dhe arme ne makine policia e tiranes arrestohet 22 vjecari droge dhe arme ne makine policia e tiranes

Sondazh

Poll