Politike

Denoncimi tek Berisha: Rakip Suli po prish stadiumin e Kamzës për të ndërtuar pallate (Dokumentet)

9 Maj 2020, 10:04 Nga DOSJA
Denoncimi tek Berisha: Rakip Suli po prish stadiumin e Kamzës për

KAMËZ– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili iu shtua zërave se kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli do të prishë stadiumin e qytetit.

Në mesazhin e tij qytetari ka bashkangjitur edhe disa dokumente të Këshillit të Ministrave për miratimin e pronave publike në zonën e Kamzës.

POSTIMI I PLOTË:

Suli i prish Kamzës stadiumin për të ndërtuar pallate! Krim i shëmtuar! Të dashur miq, narko-kryetari monist i Kamzës, Rakip Suli shfrytëzon koronavirusin për të prishur me një akt kriminal mafioz të mirëfillte stadiumin 84-vjeçar të qytetit të Kamzës dhe për të ndërtuar pallate. Kamza sot është qyteti i gjashtë më i madh i vendit me një potencial të vërtetë sportiv. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë vendim korruptiv dhe të dënuashëm iu bëj thirrje banorëve të Kamzës, të rinjve të këtij qyteti, të ngrihen në demonstrata dhe protesta të fuqishme kundër këtij akti barbar të narkokryetarit monist Suli dhe ta hedhin atë në koshin e plehrave të historisë të qytetit të tyre, dhe me guxim të mbrojnë stadiumin e tyre. sb Lexoni mesaxhin dhe shikoni dokumentet e qytetarit dixhital! I nderuar Doktor! Ndjesë për shqetësimin. Rilindasi 6% i Kamzës do të prishë stadiumin historik 84-vjeçar të Kamzës, për të ndërtuar gjoja parkim publik dhe lulishte, por do të bëjë pallate e lokale. Unë kam bërë një status dje, por nëse mundeni një status i Juaj do të ishte shumë sensibilizuese për të mos e prishur. Ato duan ta prishin brenda datës 20 në ilegalitet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rakip suli sali berisha rakip suli sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 18:14

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga data 11 maj do të hapen klinikat dentare, parukeritë, berberet dhe dyqanet në qendrat tregtare. Pë...