Politike

Dita e Europës/ Basha bisedë online me ambasadorin Soreca: PD e përkushtuar për ta bërë anëtarësimin e Shqipërisë në

9 Maj 2020, 09:51 Nga DOSJA
Dita e Europës/ Basha bisedë online me ambasadorin Soreca: PD e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë online me ambasadorin Luigi Soreca në kuadër të Ditës së Europës. Ka qënë Basha ai që ka dhënë detaje nga biseda, duke u shprehur se PD-ja ishte e përkushtuar në integrimin e Shqipërinsë në BE.

Gjithashtu Basha është shprehur se e mirëpret vendosmërinë e BE  për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave.

“Me ambasadorin Luigi Soreca në Ditën e Europës: mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE për Shqipërinë kundër COVID-19 dhe për krizën ekonomike. Vëmendja dhe mbështetja e BE është jetike për popullin shqiptar. Partia Demokratike e përkushtuar për ta bërë anëtarësimin e Shqipërisë në BE realitet për shqiptarët. Mirëpresim vendosmërinë e BE  për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik për Shqipërinë pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standarteve demokratike & pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit,”-tha Basha. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita e europes luigi soreca lulzim basha dita e europes luigi soreca lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 18:14

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga data 11 maj do të hapen klinikat dentare, parukeritë, berberet dhe dyqanet në qendrat tregtare. Pë...