Politike

9 Maj/ Sot festohet Dita e Europës, ministri Schuman bëri histori me fjalimin e tij

9 Maj 2020, 07:13 Nga DOSJA
9 Maj/ Sot festohet Dita e Europës, ministri Schuman bëri histori me

TIRANË– Sot festohet Dita e Europës!  Fillimisht 5 maji ishte caktuar nga ana e Këshillit të Evropës për tu festuar si Dita e Evropës në vitin 1964.

Por më pas Bashkimi Europian vendosi që data të ndryshonte më 9 maj, në përkujtim të Deklaratës Schumanit të vitit 1950, dhe duke iu referuar si “Dita e Schumanit”.

Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbikombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Për këtë arsye dita e Bashkimit Evropian njihet ndryshe edhe si Dita e Shumanit.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”.

Megjithëse është e pranuar gjerësisht si Dita e Evropës, ende disa grupe, mendojnë që 5 maji shpreh më mirë vlerat e demokracisë dhe barazisë mes popujve të Evropës, ndërsa 9 majin e shohin si ditën e një marrëveshjeje mes Gjermanisë dhe Francës. Motoja e BE-së është “Të bashkuar në diversitet”, ndërsa himni i BE-së është “Ode to Joy” e Bethovenit.

Anëtari më i ri i BE-së, është vendi ballkanik, Kroacia, ndërsa vendi ynë, ka marrë statusin e vendit kandidat që në vitin 2014 dhe kërkon çeljen e negociatave.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita e europes dita e europes

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 18:14

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga data 11 maj do të hapen klinikat dentare, parukeritë, berberet dhe dyqanet në qendrat tregtare. Pë...