Politike

Premtimit të Ramës që i doli boja për 24 orë/ Tender ‘rrufe’ në Vlorë, 8 milionë lekë në garë të fshehtë për k

8 Maj 2020, 14:59 Nga DOSJA

TIRANË– Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisonin “Çim Peka Live” ku edhe u shpreh se çdo tender ka qenë dhe do të jetë transparent për publikun. Ky ishte një zotim i dhënë live nag kreu i qeverisë shqiptare.

“Po ju jap fjalën që nesër, do të merrem vetë personalisht dhe do t’ju çoj të dhënat e sakta që lidhen me sa kanë qenë ofertat dhe si janë zhvilluar ngjarjet,”-tha Rama, pas insistimit të Pekës për ato që rëndom tashmë njihen si “tendera sekretë”.

Por nuk kaloi as 24 orë dhe ‘avazi’ nisi sërish.

Dosja.al ka vëzhguar vetëm njërin prej tyre. Një tender është dhënë për 24 orë nga “Termocentral Vlorë” sh.a. me një vlerë maksimale prej 8 milionë lekësh të vjetra.

Detajet e tenderit, se kush ka qenë kompania fituese, gjithashtu dhe oferta e saj nuk do të merren vesh kurrë pasi të dhënat nuk hapen. Dihet vetëm që është blerë mbushje për bombolat e gazit zjarrfikës.

Gara për të gjithë është hapur dje në orën 13:30 të pasdites dhe është mbyllur sot po në të njëjtën orë

Nuk dihet se si është mësuar lajmi nga konkurentët e tjerë, të cilët gjithashtu mund të kenë pasur dëshirë që të marrin pjesë për të bërë “blerjet e vogla”, ashtu siç edhe është klasifikuar gara në njoftimin e bërë në Agjensinë e Prokurimeve Publike. Kjo pasi njoftimi është vetëm 20 minuta para hapjes së tenderit. Pra, 20 minuta para se të hapej tenderi, APP ka njoftuar se ka patur një nevojë urgjente për të kolauduar bombolat. Pas kësaj, tenderi u hap. 24 orë mjaftuan për t’u bërë edhe gara, e më pas gjithçka u mbyll.

A quhet ky tender sekret? Apo duhet vula e sulltanit sipër dokumentit për t’u klasifikuar si i tillë?

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama tenderat sekretë tenderi ne vlore vlore edi rama tenderat sekretë tenderi ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 12:17

Tiranë- Partia Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete ka deklaruar se kjo është një betejë e fituar nga studentët dhe pedagogët, me mbështetjen e...