Aktualitet

Anulimi zgjedhjeve në UT, Shahini sqaron vendimin: U konsultuam me studentët dhe të gjitha institucionet e tjera

8 Maj 2020, 14:56 Nga DOSJA
Anulimi zgjedhjeve në UT, Shahini sqaron vendimin: U konsultuam me

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka reaguar pas vendimit të marrë sot paradite për anulimin e zgjedhjeve në UT. Në një deklaratë për mediat, Shahini shprehet se vendimi është marrë pas një kosnultimi të gjatë me të gjithë autoritetet përfshirë këtu dhe Presidentit.

Sipas ministres nuk mund të ketë zgjedhje pa pasur mundësi që të votojnë studentët. Më tej ajo u përgjigjet dhe deklaratave të PD, duke shkruan se “betejat” opozitare janë absurde. “Në vend të sajimit të kauzave të paqena, do ndihmonte shumë politikëbërjen arsimore sikur energjitë opozitare të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim”, përfundon Shahini.

REAGIMI I PLOTË

Pa patur mundësi të votojnë studentët, natyrisht që nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta nëpër universitete. Përderisa nuk kishim siguri se data e mëparshme mundësonte gjithëpërfshirjen e studentëve, u detyruam ta shtyjmë atë. Vendim ky, i ndërtuar mbi propozimet e vetë studentëve dhe i koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, përfshirë edhe zyrën e Presidentit.

Në këtë kontekst, deklaratat e PD-së për “beteja” opozitare janë absurde. Në vend të sajimit të kauzave të paqena, do ndihmonte shumë politikëbërjen arsimore sikur energjitë opozitare të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim.

Sot paradite Shahini publikoi urdhrin që anulonte zgjedhjet në UT. Më herët, Organizata Qëndresa Qytetare dhe disa studentë kanë paditur në Gjykatën Administrative ministren e Arsimit, Besa Shahini. Në padinë e dorëzuar ditën e sotme, ata kërkuan anulimin e zgjedhjeve të 12 qershorit në Universitete pasi studentët nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë për shkak të masave të koronavirusit.

Prej ditësh në vend ka nisur një debat për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Universtitetin e Tiranës. Ministria e Arsimit dhe Rektorati nisën punën dhe kërkojnë që zgjedhjet të mbahen në 12. Ndërkohë grupime të ndryshme studentësh e kanë kundërshtuar. Ata kanë kërkuar që zgjedhjet të mos mbahen tani në qershor, pasi rrezikohet jeta e tyre por dhe procesi nuk mund të jetë i rregull. Me anë të kërkesave ata janë shprehur se zgjedhjet duhet të zhvillohen pasi të përfundojë pandemia.

Nga ana tjetër gjithashtu Rektori i UT, Mynyr Koni ka kërkuar anulimin e zgjedhjet dhe ka shkarkuar pedagogët që janë në Komisionin Institucional të zgjedhjeve me motivacionin se kishin shkelur rregullat, pasi nisën procedurën për hapjen e garës për Rektor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anulimi i zgjedhjeve ne ut besa shahini zgjedhjet ne ut anulimi i zgjedhjeve ne ut besa shahini zgjedhjet ne ut

Sondazh

Poll