Aktualitet

ME VIDEO/ Përplasje me armë në Kombinat, të rinjtë përleshen në mes të natës dhe terrorizojnë banorët, policia rretho

8 Maj 2020, 13:49 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Përplasje me armë në Kombinat, të rinjtë

TIRANË– Videoja që po shikoni është denoncuar nga qytetarët e zonës së Kombinatit, të cilët raportojnë se gjatë orëve të natës së kaluar, disa të rinj janë përleshur me armë me njëri-tjetrin.

Pamjet janë publikuar nga redaksia e JOQ, e cila shkruan se sipas denoncimit, një ir i ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende.

Përshendetje JOQ. Është kapur momenti kur qëllon me armë. Kanë qëluar edhe 4-5 here, duke nxjerre edhe banoret ne ballkon. Ka ardh polica dhe ka arrestuar njerin, tjetrin se kapen dot,”- shkruhet në mesazh.

Dëshmitari i cili ka dërguar edhe pamjet shprehet se fillimisht ata kanë qëlluar edhe herë të tjera në ajër, më pas drejt një personi. Në video shihet se si janë mbledhur forca të shumta policie dhe është bërë kapja e një personi, kurse një tjetër që ka marrë pjesë në sherr, u ka shpëtuar.

Kjo ngjarje ka sjellë edhe panik tek banorët e zonës, të cilët kanë dalë të gjithë në ballkone. Nga ana e policisë nuk ka patur asnjë raportim zyrtar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kombinat sherr me arme ne kombinat kombinat sherr me arme ne kombinat

Sondazh

Poll