Aktualitet

Aksidenti tek ‘Porcelani’/ Qarkullonte me shpejtësi dhe vrau dy persona, gjykata liron nga qelia të riun

8 Maj 2020, 13:42 Nga DOSJA
Aksidenti tek ‘Porcelani’/ Qarkullonte me shpejtësi dhe vrau dy

TIRANË– Lirohet nga burgu, Etjon Lazri, i riu që u përfshi në këtë aksident në zonën e Porcelanit në Tiranë, ku edhe ndërruan jetë dy persona.

Gazetari Elton Qyno raporton se vendimi është marrë në fund të muajit prill 2020 nga gjykata e Apelit Tiranë, e cila urdhëroi që Lazri të lirohet nga burgu.

Lazri ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, edhe pse në aksidetin ku ishte përfshirë ai ndërroi jetë Erion Balla, 36 vjeç dhe 72-vjeçarja Hidajete Salliu.

Sipas hetimeve të bëra nga grupi hetimor, pas çaste pas aksidentit të ndodhur në janar, shkak ishte shpejtësia tej normave të lejuara të mjetit që drejtonte Etjon Lazri dhe një parakalim i gabuar, i njërës prej makinave që ndodhej në rrugë.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne porcelan erion balla etjon lazri hidajete salliu aksident ne porcelan erion balla etjon lazri hidajete salliu

Sondazh

Poll