Aktualitet

Rama nuk njofton sërish qytetarët, nesër nuk ka mbyllje totale. Hapur do jenë deri në 17:30 farmacitë, furrat e bukës e u

8 Maj 2020, 14:55 Nga DOSJA
Rama nuk njofton sërish qytetarët, nesër nuk ka mbyllje totale.

TIRANË- Për të disatën javë tashmë, qeeria e Edi Ramës ka lënë qytetarët në një terr informativ dhe ka krijuar një kaos në rrugët e vendit. Vjen e premtja dhe askush nuk di se çfarë do të bëhet në fundjavë, dilema hamletiane është: të blesh apo të mos blesh ushqime për të jetuar në fundjavën e gjatë të mbyllur.

Sot Kryeministri, njoftoi sërish daljen e pensionistëve e nënave me fëmijë, por në asnjë rresht nuk përmendi se çfarë do bëhet me famracitë, furrat e bukës e ushqimoret. Por ndër rreshta ai shkruan “këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen….”, duke lënë të kuptohet se njësitë tregtare të shërbimeve bazë do jenë të hapura vetëm të shtunën deri në 17:300, ndërsa e diela do jetë pushim.

Dosja.al ka bërë sot dhe një vëzhgim në disa njësi tregatre në Tiranë, ku pronarët e tyure kanë pohuar se do qëndrojnë edhe nesër hapur, siç kanë bërë javën e kaluar. Më tej pronarët e njësive tregatre shpreshin se nuk kshin një vendim për këtë javë, por do vijonin punën njësoj si të shtunën e kaluar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama masat kunder covid 19 mbyllja ne fundjave edi rama masat kunder covid 19 mbyllja ne fundjave

Sondazh

Poll