Kërcënohet me jetë drejtori i Aeroportit të Rinasit, Policia në kërkim të personit të maskuar që e qëlloi (FOTO)
8 Maj 2020, 14:36Nga DOSJA
TIRANË– Në nëntor të 2019-s Tirana Internacional Airport nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, por disa muaj më vonë drejtori i saj Costandin Von Alvensleben kërkon ndihmën e uniformave blu, për të gjetur një person që e ka kanosur.
Euronews ka raportuar sot se drejtori gjerman i TIA-s është paraqitur në një komisarit të kryeqytetit duke bërë kallëzim ndaj një shtetasi që e ka goditur me gurë. Sipas kallëzimit të referuar në polici të Alvensleben, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në orën 8 e 30 minuta në rrugën “Dritan Hoxha”, teksa ky i fundit ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.
Një i ri i maskuar me një kapuç i është afruar duke e qëlluar me gurë por fatmirësisht veç dëmeve materiale, Alvensleben, nuk ka pësuar dëmtime. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen duke sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja ndërsa motivet mbeten të paqarta.
Dosja.al ka zbardhur dhe kallëzimin e drejtorit të TIA-s, i cili ka shkuar në Komisaritatin N. 3 e ka thënë se është qëlluar me gurë teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Janë përcjellë për në banesën e fundit tre personat që humbën jetën brenda pusit të shtëpisë në fshatin Dushnik të Beratit. Familjarë dhe miq, i kanë dhë...
TIRANË– Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e djeshme, ku një punëtor ndërtimi ra nga lartësia dhe si pasojë ndërroi jetë. Viktima Mëhill Perpepaj, ...
TIRANË– Videoja që po shikoni është denoncuar nga qytetarët e zonës së Kombinatit, të cilët raportojnë se gjatë orëve të natës së kaluar, disa të rinj janë...
TIRANË– Gjykata Speciale ose e njohur ndryshe si GJKKO ka kaluar për gjykim një pjesë të dosjes 399, ku bëjnë pjesë anëtarët e grupit Avdylaj, të cilët aku...
TIRANË– Lirohet nga burgu, Etjon Lazri, i riu që u përfshi në këtë aksident në zonën e Porcelanit në Tiranë, ku edhe ndërruan jetë dy persona. Gazetari Elt...
GREQI– Shqiptari, Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi në Rodos, dyshohej se ishte infektuar me koronavirus. Gjatë seancës së fund...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e testeve serologjike, të cilat kanë nisur që të aplikohen që prej të hënës së kaluar.Në njo...
TIRANË– Zjarr tek zona e liqenit të Thatë në kryeqytet. Vatra e zjarrit ka rënë në kodrat e Saukut të Vjetër, në disa sipërfaqe me ullishte. Në vendngjarje...
TIRANË– Largimi nga jeta i arkitektit të njohur shqiptar Maks Velo ka sjellë një mori reagimesh nga fusha e kulturës, artit por edhe zyrtarë shtetërorë. Pë...