Aktualitet

Pati ethe dhe temperaturë gjatë gjyqit/ Vrasja e studentes në Rodos, shqiptarit i bëhet testi për koronavirus, ja rezultati

8 Maj 2020, 13:26 Nga DOSJA
Pati ethe dhe temperaturë gjatë gjyqit/ Vrasja e studentes në

GREQI– Shqiptari, Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi në Rodos, dyshohej se ishte infektuar me koronavirus. Gjatë seancës së fundit gjyqësore, i riu kishte pasur ethe dhe temperaturë të lartë, duke përfunduar në spital.

Duke qënë se simptomat ishin të ngjashme me ato të pandemisë, atij iu bë edhe testi për koronavirus. Por që analizat rezultuan negative.

Lajmi se 23-vjeçari shqiptar mund të ishte infektuar me koronavirus solli shqetësim të madh për të gjithë që kishin qënë të pranishëm në sallën e gjyqit.

Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, të dy djemtë e përdhunuan. Pasi kryen aktin, vajza i kërcënoi se do t’i denonconte në Polici dhe për ta ndaluar ata e qëlluan me shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar hemoragji cerebrale. Më pas ata e lidhën dhe e hodhën në det nga një shkëmb 10 metra i lartë. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.

Por jeta e shthurur e shqiptarit nuk nis vetëm me akuzat për 21-vjeçaren. Ai është akuzuar se ka përdhunuar tre vajza të tjera, njëra prej të cilave me aftësi të kufizuara. Pas akuzave të njëpasnjëshme, lajmi vajti edhe në burgun ku mbahej i mbyllur shqiptari, i cili u dhunua nga të burgosurit e tjerë deri sa humbi ndjenjat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander luca eleni topaloudi vrasja ne rodos aleksander luca eleni topaloudi vrasja ne rodos

Sondazh

Poll