Politike

Nesër opozita në protestë/ Kryeministria merr masat, ‘blindohet’ me pllaka metalike (FOTO)

27 Mars 2019, 18:42 Nga DOSJA
Nesër opozita në protestë/ Kryeministria merr masat,

TIRANË– Në godinën e Kryeministrisë kanë nisur përgatitjet për protestën e nesërme të opozitës së bashkuar.

Edhe pse opozita ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të protestojën para Parlamentit, teksa brenda zhvillohet seanca plenare ku do të betohen tre deputetët e rinj nga radhët e PD dhe LSI. Megjithatë masat janë marrë edhe për mbrojtjen e Kryeministrisë.

Siç shihet nga fotot e mësipërme, hyrja e Kryeministrisë është duke u ‘mbyllur’ me pllaka metalike.

Kjo metodë ushtrohet për të siguruar sigurinë e godinës nga protestuesit në raste se nga ana e PD-së ndodh një ndryshim skenari. Edhe në protestat e shkuara opozita e bashkuar ka bërë ‘xhiro’ në Tiranë duke protestuar në pika të ndryshme të vendit.

Opozita ka zhvilluar 6 protesta kundër qeverisë Rama. Gjatë protestave ka pasur edhe tensione mes efektivëve të policisë dhe qytetarëve pasi këta të fundit janë përpjekur të hyjnë në godinat e institucioneve. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndarë turmat e tyre. Prej kohësh opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryeministria protesta e opozites 28 mars 2019 kryeministria protesta e opozites 28 mars 2019

Sondazh

Poll