Aktualitet

Finalizohet operacioni “Transportuesit”, kapen tre trafikantët në Vlorë, sekuestrohen 25.5 kg kanabis

8 Maj 2020, 12:07 Nga DOSJA
Finalizohet operacioni “Transportuesit”, kapen tre trafikantët

Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona, S. D, 25 vjeç, D. D, 22 vjeç dhe
T. B, 34 vjeç, pasi në automjetet e tyre, tip “Toyota Yaris” dhe “Fiat Punto” janë gjetur 4.5 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Po kështu janë sekuestruar edhe 2600 euro që dyshohen se mund të jenë përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe 3 aparate celular.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar “Transportuesit”. Kapen në flagrancë 3 shtetas duke transportuar lëndë narkotike. Sekuestrohen 24.5 kg cannabis sativa dhe një sasi parash të përfituara nga aktiviteti kriminal.  Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy automjete të dyshuara se mund të transportonin lëndë narkotike, menjëherë organizuan punën për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave përgjegjës. Si rezultat, në bashkëpunim me strukturat e tjera mbështetëse pranë DVP Vlorë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Transportuesit”, në aksin rrugor pranë fshatit Karbunar, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e sekuestruara “Toyota Yaris” dhe “Fiat Punto”, Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 24.5 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, 2600 euro që dyshohen se mund të jenë përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe 3 aparate celular.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
S. D., 25 vjeç, banues në Vlorë;
D. D., 22 vjeç, banues në Kras, Tepelenë;
T. B., 34 vjeç, banues në Vlorë;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona në vlorë trafik droge në vlorë arrestohen 3 persona në vlorë trafik droge në vlorë

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 09:35

DURRËS- Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi. Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra nëndrejtori i këtij institucioni, Leonard Kadrimi bashkë me njërin ng...