Aktualitet

Doli pozitiv me COVID, dezinfektohet pallati në Fier ku jeton farmacisti

8 Maj 2020, 11:50 Nga DOSJA
Doli pozitiv me COVID, dezinfektohet pallati në Fier ku jeton farmacisti

Fier- Gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar i infektuar me COVID-19 një farmacist në Fier.  Ky i fundit dyshohet se është infektuar nga gruaja shtatzënë e cila, rezultoi e prekur me COVID-19 pak ditë më parë. Dosja.al ka siguruar edhe pamje të dezinfektimit të pallatit ku jeton farmacisti. Siç shihet edhe në video një person i veshur me veshje të posaçme, dezinfekton shkallët e pallatit dhe hyrjen e tij. Mësojmë se pallati ku banon farmacisti, ndodhet shumë pranë lagjes ku jeton edhe gruaja shtatzënë që u identifikuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 850.  Eugena Tomini, nga ISHP ka bërë sot përditësimin e të dhënave ku tha se tashmë niveli i përhapjes së virusit ka rënë, dhe se 5% e personave që testohen dalin pozitivë. Situata është optimiste edhe në spitale, ku numri i të shtruarve ka zbritur në 30. Ndërkohë në vend janë shënuar vetëm 31 viktima.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet famacisti në fier viktimat e covid ne shqiperi famacisti në fier viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 09:35

DURRËS- Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi. Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra nëndrejtori i këtij institucioni, Leonard Kadrimi bashkë me njërin ng...