Sport

FOTO/ Jo më me “Facebook” tani qeveria i përgjigjet zyrtarisht FSHF-së për rifillimin e aktivitetit

7 Maj 2020, 15:03 Nga DOSJA
FOTO/ Jo më me “Facebook” tani qeveria i përgjigjet

TIRANË- Në Federatën Shqiptare të Futbollit ankoheshin se nuk ka ende një përgjigje nga ana e Ministrisë së Shendetësisë dhe Sporteve në lidhje me shkresën e dërguar për të rifilluar njëherë stërvitjen e më pas kampionatin. Megjithatë një lajm i mirë vjen pasi edhe qeveria është zgjuar dhe zyrtarisht dhe për herë të parë ka një përgjigje me dokument. Ka pikërisht kjo ministri që përgjigjet duke kërkuar bashkëpunimin e krerëve të futbollit në Shqipëri, për të dëgjuar me vëmendje kërkesën dhe për të marrë vendimin përfundimtar.

Komiteti Teknik i Ekspertëve thuhet se po punon për protokollet e posaçme dhe për hapjen graduale të aktiviteteve sportive, nga dokumenti që ka bërë publik Dosja.al.

Pak ditë më parë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është shprehur se nuk ka pasur një përgjigje nga Qeveria dhe Ministria përkatëse, por komunikimet bëheshin vetëm nëpërmjet medias. Një hap i madh bëhet në këtë drejtim, ndërsa brenda pak kohësh do të shohim edhe lojtarët në fushë. 

(E.Ç Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka fshf-qeveri rifillon kampionati armand duka fshf-qeveri rifillon kampionati

Sondazh

Poll