Sport

Sportisti italian hedh dritë mbi koronavirusin: Në Wuhan ishte që në tetor, të gjithë u sëmurëm

7 Maj 2020, 14:43 Nga DOSJA
Sportisti italian hedh dritë mbi koronavirusin: Në Wuhan ishte që

ITALI-“Në Kupën e Botës ushtarake zhvilluar në Wuhan, të gjithë u sëmurëm, sa furnizimet mjekësore thuajse po mbaruan.”

Kështu e hap video-mesazhin Matteo Tagliariol, 37-vjeçari nga Treviso, fitues i medaljes së artë dhe të bronztë në skermë në Lojërat e Pekinit 2018. Ai tenton të sqarojë në Instagram fjalitë e tij për sëmundjen që e goditi pasi u kthye nga Lojërat Ushtarake Botërore, që u organizuan në epiqendrën kineze të virusit nga 18 deri më 27 tetor, pak përpara shpërthimit të epidemisë.

“Kam pasur ethe dhe kollë për 3 javë, as antibiotikët nuk më bënë gjë. Unë nuk jam mjek, por simptomat duket se janë ato të covid-19 ”. Isha i sëmurë, nuk e di se ku e kam marrë virusin, por kur sistemi shëndetësor të mos jetë shumë i ngarkuar, me siguri do të shkoj për t’u testuar,” thotë ai.

Delegacioni italian në Wuhan, i përshëndetur para nisjes nga presidenti Mattarella, përbëhej nga 200 persona, përfshirë atletë, teknikë dhe menaxherë. Italia fitoi 5 medalje ari, 13 argjendi dhe 12 bronzi. Matteo Tagliariol fitoi medaljen e arit në shpatë me ekipin e përbërë edhe nga Paolo Pizzo dhe Lorenzo Buzzi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport matteo tagliariol sportisti italian wuhan matteo tagliariol sportisti italian wuhan

Sondazh

Poll