Bota

Gjykatat nuk i ndal pandemia. Dënohet me vdekje një burrë përmes aplikacionit ‘Zoom’

7 Maj 2020, 18:09 Nga DOSJA
Gjykatat nuk i ndal pandemia. Dënohet me vdekje një burrë

NIGERI-Aplikacioni ‘Zoom’ gjatë kësaj kohe ka qenë një ndër aplikacionet më të përdoruara, duke qenë se për shkak të koronavirusit të gjithë lidhjet me shumë persona janë bërë përmes tij.

Mirëpo në Nigeri është përdorur edhe për të mbajtur seancat gjyqësore. Kështu një gjykatë në vend ka dënuar një burrë me varje në një seancë të mbajtur virtuale përmes aplikacionit.

Sipas mediave ndërkombëtare, ky është një nga gjykimet e para përmes aplikacionit ‘Zoom’ që gjyqtarët përdorin për shkak të koronavirusit.

Gjykatësja Mojisola Dada nga Lagosi, dënoi me vdekje Olalekan Hameed, për vrasjen e nënës së një punonjësi. Mësohet se seanca dëgjimore zgjati gati tre orë dhe morën pjesë avokatë. Hameed u deklarua i pafajshëm për vrasjen e 76-vjeçares Jolasun Okunsanya.

“Gjykata vendos që ju të vareni  derisa të vdisni. Zoti e mëshiroftë shpirtin tënd. Është një vendim virtual i gjykatës, “tha gjyqtarja.

Në Nigeri deri më tani rreth 3.000 njerëz janë infektuar me koronavirus dhe 100 kanë humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne nigeri olalekan hameed koronavirusi ne nigeri olalekan hameed

Sondazh

Poll

Bota 7 Maj 2020, 15:48

Fotografitë më të bukura të ditës

TIRANË– Në njëkohë që e gjithë bota po përballet me luftën e ashpër të koronavirusit askush nuk mendon se ka edhe disa momente e copëza lumturie në përreth...