Bota

E tmerrshme! Publikohet video brenda një spitali në Indi, të vdekurit më të gjallët rrinë bashkë

7 Maj 2020, 17:17 Nga DOSJA
E tmerrshme! Publikohet video brenda një spitali në Indi, të

INDI- Një video e postuar nga mediat e huaja është bërë virale, pasi tregohen pamjet ku pacientët e infektuar me koronavirus, të cilët ndodhen në shtretër, janë vendosur pranë kufomave.

Sipas mediave ndërkombëtare pamjet në video janë filmuar në Spitalin Lokmanya Tilak i Mumbai, në rrethin Sion i cili ka një popullsi mbi 18 milion banorë.

Videoja në spital është filmuar nga një njeri që nuk tregon fytyrën e tij, dhe nga mënyra sesi është filmuar videoja, duket se ai po përpiqet të jetë diskret. Duke filluar nga jashtë një reparti spitalor, ai filmon ndërsa shëtit në një dhomë që raportohet se ka rreth dhjetë pacientë me Covid-19 që trajtohen brenda.

Pasi tregoi një pacient, burri tregon trupa të mbështjellë me qese të zeza në tavolina ose shtretër spitalor, afër atyre që përdoren për të trajtuar pacientë të gjallë me koronavirus.

Deri më tani në Indi numri i rasteve me koronavirus ka shkuar në 52,952, ku së fundmi janë regjistruar 3561 raste të reja.

Numri i vdekjeve gjithashtu u rrit me 89, duke e çuar në total numrin e viktimave në 1,783.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indi koronavirusi en indi indi koronavirusi en indi

Sondazh

Poll

Bota 7 Maj 2020, 15:48

Fotografitë më të bukura të ditës

TIRANË– Në njëkohë që e gjithë bota po përballet me luftën e ashpër të koronavirusit askush nuk mendon se ka edhe disa momente e copëza lumturie në përreth...