Art&Argëtim

“Sfidoj çdo legjislacion, dashurinë me Livian do e çoj në tjetër nivel”, aktivistja e LGBTQI-së Xheni Karaj dëshiron

7 Maj 2020, 17:49 Nga DOSJA
“Sfidoj çdo legjislacion, dashurinë me Livian do e çoj

TIRANË– Aktivistja e komunitetit LGBTQI, Xheni Karaj ka shprehur dëshirën për të kurorëzuar në martesë dashurinë me partneren e saj.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Ftesë në 5”, Karaj tha se dashurinë e saj me Liviën dëshiron që ta çojë në një tjetër nivel dhe po pret një ligj që ta bëjë këtë gjë, duke qenë se në Shqipëri nuk lejohen martesat mes seksit të njëjtë.

Xheni shtoi se po pret krijimin e Gjykatës Kushtetuese për të çuar rastin atje.

“Të jetë për mua marr Livian dhe që tani shkoj tek Bashkia e Tiranës për t’u martuar. Ne do të sfidojmë këtë legjislacion. Janë edhe dy çifte të tjera që duan të bëjnë këtë gjë. Presim të rregullohet procesi gjyqësorë, sepse siç e dimë ende nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese. Po nuk e zgjidhëm këtu do të shkojmë në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Është një beteje që zgjat por do presim. Pjesa më e rëndësishme për ne është barazia ligjore,”– tha Xheni Karaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz livia xheni karaj livia xheni karaj

Sondazh

Poll