Aktualitet

Po ndërronte airbag-un e kamionit, drejtuesit i plas jastëku i ajrit dhe e lëndon në kokë, vjen me helikopter në Tiranë

7 Maj 2020, 13:33 Nga DOSJA
Po ndërronte airbag-un e kamionit, drejtuesit i plas jastëku i ajrit

MAT– Një person është lëdnuar në kokë, për shkak të një aksidenti që i ka ndodhur teksa drejtonte një kamion. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Baza e Asfaltit’, Mat.

Në momentin që drejtuesi i kamionit me iniciale, A.I., po ndërronte jastëkun e ajrit të kamionit që drejtonte, airbag-u ka plasur, duke e lënduar personin në fjalë.

Drjetuesi i kamionit ka marrë lëndime të mëdha në kokë dhe është dërguar me helikopter drejt Tiranës. Aktualisht, i lënduari ndodhet pranë Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mat plagoset drejtuesi i kamionit plas airgbagu mat plagoset drejtuesi i kamionit plas airgbagu

Sondazh

Poll