Aktualitet

“Nuk duhet të entuziasmohemi”, Manastirliu: Hapjet do të jenë 1 javore, jemi ende në fazën e parë

7 Maj 2020, 13:22 Nga DOSJA
“Nuk duhet të entuziasmohemi”, Manastirliu: Hapjet do të

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe tha se do ketë masa të tjera lehtësuese. Në një lidhje direkte me Neës 24, Manastriliu u shpreh se qytetarët të mos entuziasmohen pasi vurisi nuk ka aikur akoma.

Më tej ministrja tha se situata po analizohet dhe hapjet do jenë 1 javore nga faza në fazë për të qenë të sigurit deri në daljen nga lufta.

“Sot kemi disa qytete me vatra infektimi ende aktive ku po bëhet hetimi epidemiologjik. Kemi rihapjen edhe këtë javë duhet të vijojë gjurmimi dhe testimi i rasteve. Pas 1 jave apo 2 mund të themi se janë zonë të gjelbëra por kjo arrihet vetëm nga ne dhe qytetarët të zhvillojnë zakonet e reja. Fazat të jenë sipas kalendarit që kemi vendosur. Jemi në fazën e parë të rihapjes bazuar në planin nga Komiteti i Ekspertëve. Me këto të dhëna që kemi vijojmë në fazat e tjera, nga data 27 ne kemi kaluar 10 ditë dhe do të presim 2 javë për të bërë analizën e kurbës epidemiologjike.

Kemi planifikuar të vijojmë me plane 2 javore por me hapje 1 javore. Të kemi dhe protokolle sigurie në çdo shërbim apo biznes. Protokollet e sigurisë për aktivitetet e lejuara po ndiqen me shumë rigorozitet nga trupa e Task- Forcës. Inspektorati i Punës, Inspektorati Shtetëror, për çdo aktivitet të ketë protokolle specifike sipas riskut. Në 3 nivele i ulët, i mesëm, i lartë. Duke përshkallëzuar edhe masat”, shtoi ndër të tjera Manastirliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manastirli masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manastirli

Sondazh

Poll