Politike

Nga java e ardhshme nis aplikimi për kartat ID dhe pasaportat, Lleshaj sqaron procedurën: Do ketë një aplikacion, do të evi

7 Maj 2020, 12:27 Nga DOSJA
Nga java e ardhshme nis aplikimi për kartat ID dhe pasaportat, Lleshaj

Tiranë- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se nga java e ardhshme nis aplikimi për karta ID dhe pasaportat. Ndërkohë ai theksoi se ka filluar filluar shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit, aplikime të cilat janë bërë më herët.

“Ka filluar shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit. Tërheqja e tyre mund të kryhet vetëm pasi qytetarët të njoftohen nga zyra përkatëse, ose pasi të interesuarit të lënë një takim paraprak për këtë qëllim. Po ashtu kanë filluar aplikimet e reja për kartat e identitetit dhe pasaportat e udhëtimit. Nga fillimi i javës së ardhshme aplikimet do të bëhen vetëm pasi personat e interesuar të marrin një orar paraqitjeje pranë zyrave përkatëse të Komisariateve të Policisë dhe atyre të aplikimit. Orari i aplikimit për të dy dokumentet do të përcaktohet në portalin e Ministrisë së Brendshme. Me masat e reja shënohet një hap tjetër drejt lehtësimit të shërbimeve publike, i cili do të shoqërohet me masat e nevojshme të sigurisë ndaj COVID-19″, shkruan Sandër Lleshaj në një postim në Facebook.

Ndërsa gjatë fjalës së tij për mediet ai theksoi: “Duke filluar nga java tjetër do të jetë në dispozicion një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariatin e Policisë apo pranë koncesionarit ku aplikohet për pasaporta”. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 7 Maj 2020, 09:42

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Komitetin Teknik, i cili po merret me menaxhimin e situatës së koronavirusit në vend. Gjatë bashkëb...