Politike

Meta takim me Dukën, presidenti: Do i rikthehemi jetës sportive, të rinisë futbolli, është vaksina më e mirë për COVID-

7 Maj 2020, 09:49 Nga DOSJA
Meta takim me Dukën, presidenti: Do i rikthehemi jetës sportive,

Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Meta në një postim në Facebook shkruan se Duka e ka informuar atë për protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, me qëllimin për rifillimin e aktiviteteve futbollistike. Kreu i shtetit ka theksuar më tej se duke respektuar protokollin sanitar do i rikthehemi jetës sportive. Sipas tij sporti është vaksina më e mirë për COVID-19.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur. Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend. Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti.”, shprehet Meta në Facebook.

842 të infektuar 31 viktima dhe 605 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri.  Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se harta është zgjeruar me 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë. Aktualisht janë të shtruar në spitalet COVID 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike armando duka ilir meta viktimat e covid ne shqiperi armando duka ilir meta viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 7 Maj 2020, 09:42

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Komitetin Teknik, i cili po merret me menaxhimin e situatës së koronavirusit në vend. Gjatë bashkëb...

Politike 6 Maj 2020, 20:54

TIRANË– I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në Rtv Ora, deputeti Myslim Murrizi tha se nga 78 deputetë që ka mazhoranca nja 60 vetëm qentë ka...