Politike

Cakaj e Soreca vizitë në Elbasan dhe Gramsh, në mbështetje të familjeve në nevojë

7 Maj 2020, 10:12 Nga DOSJA
Cakaj e Soreca vizitë në Elbasan dhe Gramsh, në mbështetje

Elbasan-Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook bëri me dije, se së bashku me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca,  me kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe kryetarin e Bashkisë Gramsh,  Klodian Taçe, mbyllën përgatitjet për mbështetjen e disa familjeve në nevojë në dy qytetet.

Kryediplomati Cakaj informoi se kjo mbështetje vjen nga drejtimi i një pjese të fondeve IPA në procesin e lehtësimit të pasojave ekonomike dhe shoqërore, nën kushtet e pandemisë COVID-19.

Në përfundim të reagimit të tij, Cakaj shprehu mirënjohjen ndaj BE-së për mbështetjen në tejkalimin e pandemisë dhe ndihmën në lehtësimin e pasojave të saj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj luigi soreca gent cakaj luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 7 Maj 2020, 09:42

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Komitetin Teknik, i cili po merret me menaxhimin e situatës së koronavirusit në vend. Gjatë bashkëb...

Politike 6 Maj 2020, 20:54

TIRANË– I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në Rtv Ora, deputeti Myslim Murrizi tha se nga 78 deputetë që ka mazhoranca nja 60 vetëm qentë ka...