Politike

7 Maj 2020, 09:42 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Komitetin Teknik, i cili po merret me menaxhimin e situatës së koronavirusit në vend. Gjatë bashkëbisedimit online, mjekët dhe Rama folën lidhur me situatën e koronavirusit dhe temat “e nxehta” që kanë shkaktuar debat.

Në tri ditët e fundit, ppozita dhe analistë kanë pyetur qeverinë se kush janë ekspertët që po hartojnë këtë strategji, duke akuzuar se bordi i Komitetit Teknik nuk përbëhet nga specialistë të fushës, por persona që janë të ndikuar politikisht. Rama iu përgjigj aludimeve, (lexo këtu lajmin e Dosja.al për të mësuar emrat), duke organizuar një mbledhje online në ERTV.

Më tej, Rama pyeti mjekët edhe lidhur me teorinë e prezantuar së fundmi se koronavirusi ka hyrë në Shqipëri që më janar. Mjekët janë shprehur se duhet një analizë e mirëfilltë nga specialistë, duke theksuar se provat e paraqitura deri më tani nuk mjaftojnë për të arritur në këtë përfundim. 

Pas pyetjeve të tij, kreu i qeverisë ka hequr dorë nga protagonizmi duke iu dhënë hapësirë të plotë, Albana Ficos, Silva Binos, Mira Rakacollit dhe anëtarëve të tjerë të KT. Ata janë shprehur se situata në vend është e mirë por kanë pranuar se ekziston rreziku i një valë të dytë në shtator. 

(F.g.k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama komiteti teknik i eksperteve edi rama komiteti teknik i eksperteve

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2020, 20:54

TIRANË– I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në Rtv Ora, deputeti Myslim Murrizi tha se nga 78 deputetë që ka mazhoranca nja 60 vetëm qentë ka...