Politike

Koronavirusi në Angli/ “Çfarë dreqin po ndodh?”, Rama tejet i shqetësuar, këshilltari britanik i nxjerr MESAZHET në BB

7 Maj 2020, 06:34 Nga DOSJA
Koronavirusi në Angli/ “Çfarë dreqin po ndodh?”,

BRITANI E MADHE- Ish-sekretari i ish- kryeministrit britanik, Tony Blair, Alastair Campbell në një intervistë për BBC ka “shpërtheu” kundër Boris Johnson dhe planit të masave që qeveria e tij mori ndaj koronavirusit.  Ish-sekretari për Shtypin, zbuloi gjatë intervistës se kishte marrë një mesazh nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kishte vënë në dyshim qasjen e qeverisë për krizën COVID-19.

“Më shkroi miku im, Kryeministri i Shqipërisë; Çfarë dreqin po bën? A ka ndonjë ide se çfarë është duke bërë?,”-tha ai.

Më tej, këshilltari aktual i kryeministrit Rama tha se qeveria britanike kishte bërë gabim që i ishte bindur udhëzimeve të dhëna nga shkencëtarët.

“Kjo qeveri është shprehur vazhdimisht se udhëhiqen nga shkencëtarët. Shkenca dhe shkencëtarët janë atje për të informuar, nuk janë për të udhëzuar. Vendimet duhet të merren, shpjegohen dhe mbrohen nga ministrat. Johnson do të bëjë çdo gjë për të shpëtuar lëkurën e tij. Se ka marrë seriozisht këtë punë që nga fillimi,”-shtoi ai.

Britania e Madhe zë vendin e katërt në rang botëror për numrin e rasteve me COVID-19 në botë, duke shënuar më shumë se 195,000 të infektuar dhe rreth 30 mijë viktima.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alastair campbell boris jonhson edi rama koronavirusi ne angli alastair campbell boris jonhson edi rama koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2020, 20:54

TIRANË– I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në Rtv Ora, deputeti Myslim Murrizi tha se nga 78 deputetë që ka mazhoranca nja 60 vetëm qentë ka...