Politike

“Sundim i ligjit dhe luftë kundër krimit e korrupsionit”, Basha: E ardhmja e Shqipërisë varet nga zbatimi i 15 kushteve

7 Maj 2020, 11:45 Nga DOSJA
“Sundim i ligjit dhe luftë kundër krimit e korrupsionit”,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë në llogarinë e tij në Tëitter, një postim të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për prioritetet kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas, von der Leyen, e cila nuk mori pjesë në takim, prioritet kishte sundimi i ligjit, vlera demokratike dhe lufta kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit.

Ndërsa Basha në ripostimin e tij theksoi rëndësinë që kanë për vendin zbatimi i prioriteteve kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë Samitit të EPP në Zagreb rikonfirmova angazhimin e PD për procesin jetik të integrimit europian dhe udhërrëfyesit rë qartë prej 15 kushtesh. E ardhmja jonë europiane varet nga zbatimi i këtyre kushteve”– u shpreh kreu i opozitës. 

Dje, Takimi i Samitit të Zagrebit BE-Ballkani Perëndimor ishte parashkuar që të kishte takim e shtrëngim duarsh mes liderëve, por për shkak të COVID-19 diskutimet janë bërë online. Fokusi i këtij takimi ka qenë rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemsië, si dhe vijimi i dialogur me vendet e Ballkanit Perëndimor.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha samiti i zagrebit lulzim basha samiti i zagrebit

Sondazh

Poll

Politike 7 Maj 2020, 09:42

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Komitetin Teknik, i cili po merret me menaxhimin e situatës së koronavirusit në vend. Gjatë bashkëb...

Politike 6 Maj 2020, 20:54

TIRANË– I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në Rtv Ora, deputeti Myslim Murrizi tha se nga 78 deputetë që ka mazhoranca nja 60 vetëm qentë ka...