Aktualitet

Tragjedia në Berat/ Fqinja e moshuar shkrehet në vaj: O bir si ike kështu, more të rinjtë o bir! S’po na mban vendi

7 Maj 2020, 10:13 Nga DOSJA
Tragjedia në Berat/ Fqinja e moshuar shkrehet në vaj: O bir si ike

BERAT- Një nga fqinjët e familjes Hoxha, ku ditën e sotme u shuan tri burrat e familjes, Kamberi, Gentiani dhe Neimi, ka rrëfyer mes lotëve aq sa ka mundur që të shikojë.

“Papandehur fare. Hipi në një palë shkallë, bëhet e keqja kur të duash. U fut i madhi i pari, më pas i dyti, më pas i treti, O bir, bir, si ike kështu o bir, more dhe të rinjtë o bir! I ka dashur shumë i ka dashur. Mbylli derën…S’na mban vendi. Jemi rritur në një familje, hanim pinim tok”, tha e moshuara, duke treguar se kanë patur një jetë që kanë qenë bashkë fqinj.

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushnik në Berat ku kanë gjetur vdekjen pasi kanë rënë në një pus, Kamber Hoxha, 75 vjeç, kryefamiljari, nipi Gentian Golashi dhe i biri, Neim Hoxha. Ata po punonin për hapjen e një pusi por janë ndeshur me një xhep gazi, ku janë asfiksuar dhe kanë humbur jetën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian golashi kamber hoxha neim hoxha tragjedia ne berat gentian golashi kamber hoxha neim hoxha tragjedia ne berat

Sondazh

Poll