Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në banesën në Lezhë, asfiksohet e moshuara, niset me urgjencë drejt spitalit

7 Maj 2020, 08:57 Nga DOSJA
Shpërthen bombola e gazit në banesën në Lezhë,

Lezhë- Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një banesë në fshatin Balldre të Lezhës, pasi ka shpërthyer një bombol gazi që ndodhej në magazinën ngjitur shtëpisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është asfiksuar nga tymi një e moshuar, e cila është dërguar menjëherë në spital. Nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Mësohet se banesa ka pësuar dëmtime të shumta.

Në vendngjarja ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, të cilat po përhapeshin me shpejtësi nga era e madhe.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet asfiksohet e moshuara në lezhë zjarr në banesë në lezhë asfiksohet e moshuara në lezhë zjarr në banesë në lezhë

Sondazh

Poll