Aktualitet

COVID-19/ 372 të burgosur lënë qelitë, për 3 muaj në izolim në shtëpi, 17 të tjerë nuk i pranon familja

7 Maj 2020, 08:47 Nga DOSJA

Tiranë- 372 të burgosur kanë dalë nga qelitë dhe ndodhen në shtëpi, pasi përfituan nga i nga situata e krijuar nga  COVID-19. Ata do të qëndrojmë për 3 muaj të izoluar në banesat e tyre dhe më pas do të kthehen në qeli për të vuajtur dënimin.  Mësohet se nga të burgosurit janë depozituar 841 kërkesa për “liri”, nga të cila 372 janë pranuar dhe 469 janë refuzuar. Sa u përket kërkesave që janë refuzuar, mësohet se shumë prej tyre nuk plotësonin kriteret formale. Ndërsa, 17 të tjerë nuk i ka pranuar familja.

Të burgosurit lanë qelitë, pas aktit normativ të miratuar nga qeveria, i cili u jep të drejtën atyre që të karantinohen për 3 muaj në banesat e tyre. Nga ky akt përfitojnë  personat e dënuar me vendim të formës së prerë që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim. Po ashtu, edhe ata që u ka mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike. Nëse të burgosurit shkelin karantinimin rrezikojnë 5 vite të tjera burg.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 372 të burgosur lënë qelitë 372 të burgosur lënë qelitë

Sondazh

Poll