Aktualitet

Tragjedia në Berat/ Policia tregon me DETAJE ngjarjen: Babai hyri i pari, nipi dhe djali hynë pa e kuptuar se nuk kishte oksig

7 Maj 2020, 08:29 Nga DOSJA
Tragjedia në Berat/ Policia tregon me DETAJE ngjarjen: Babai hyri i pari,

BERAT– Policia e Beratit ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë ku humbën jetën tre persona. “Blutë” bëjën me dije se i pari që ka hyrë në pus ka qënë babai, 75 vjeç, ndërsa për ta shpëtuar kanë ndërhyrë djali dhe nipi.

Ata kanë hyrë brenda pa e kuptuar se brenda ka pasur mungesë totale oksigjeni, pasi i moshuri kishte hasur në një xhep gazi.

“Babai ka hyrë i pari 75-vjeç dhe pastaj nipi dhe djali kanë hyrë për ta shpëtuar  ta shpëtuar pa kuptuar se është mungesë totale oksigjeni! Patëm vështirësi për t’i nxjerrë nga pusi. Është rast fatkeq. Pavarësisht përpjekjeve, të tre arritën në spital pa shenja jete! Nesër do marrim masat e duhura për të respektuar edhe rregullat e COVID-19, Për të mos pasur fatkeqësi të tjera”, njofton drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Dyshnik, Berat /Informacion Paraprak/ Në datën 07.05.2020, ora 07:30, në fshatin Dyshnik, Berat, shtetasi K. H., 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, shtetasit N. H., 46 vjeç dhe G. G., 45 vjeç, të cilët kanë mbetur brenda në pus. Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre shtetasve.

Ngjarja e rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat. 75-vjeçari Kamber Hoxha kishte hyrë i pari në pus për ta përdorur për vaditje, ndërsa më pas e kanë ndjekur edhe djali dhe nipi, Neimi dhe Gentiani.

Vetëm Neimi është mundur të nxirret i gjallë, por ndërroi jetë në spital. Shkak për vdekjen e tyre dyshohet se është asfiksia nga gazi dhe mungesa e oksigjenit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat bllokohen ne pus gentian hoxha kamber hoxha neim hoxha berat bllokohen ne pus gentian hoxha kamber hoxha neim hoxha

Sondazh

Poll