“Pamja e Rovenës tregon që lufta ndaj Covid-19 vazhdon”/ Shefja e Infektivit publikon foton e infermieres: Vëmendja nuk d
7 Maj 2020, 07:58Nga DOSJA
Tiranë- Shefja e Spitalit Infektivit, Najada Çomo, ka publikuar në Facebook një moment nga puna e përditshme e bluzave të bardha, të cilët po luftojnë çdo ditë me COVID-19. Çomo ka publikuar një foto të infermeries së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rovena Rushiti, në fytyrën e së cilës shihen qartë shenjat e një dite të lodhshme.
“Rovena, e përkushtuar, e saktë, e palodhur. Mirënjohje për ty Rovena Rushiti! Pamja e Rovenës ju tregon që lufta ndaj Covid-19 vazhdon dhe vëmendja nuk duhet ulur”, thekson Çomo, teksa publikon edhe fotot.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë se pas testimit të 255 personave të dyshuar, janë konfirmuar me COVID-19 12 raste të reja. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se numri total i të infektuarve ka shkuar në 832 dhe se rastet e reja janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë. Harta është zgjeruar me 3 raste në Fier, 3 raste në Krujë, 3 raste në Kamëz, 2 raste në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë. Në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Gjermani- Shqiptari Myshur Shabani ka humbur jetën në Gjermani, pasi u infektua me COVID-19. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale kryetari i komunsë së Gjilani...
BERAT- Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushnik ku tri persona kanë humbur jetën pasi u bllokuan brenda një pusi që po hapnin për të vaditur...
Kukës- Liqeni i Kukësit është i ndotur, por jo vetëm nga mbeturinat por edhe nga kafshët e ngordhura. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al ...
Kurbin: Policia e Shtetit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në Kurbin. Policia ka arrestuar në flagrancë personin me iniciale Xh.J, pasi dhunonte f...
Krujë- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 edhe 3 raste të reja në rrethin e Krujës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas testimit të 39 pe...
Në një kohë kur Ministria e Arsimit ka vendosur të mbyllë këtë vit akademik përmes mësimit online, një numër i konsiderueshëm nxënësish në të gjithë vendin janë...
Aktualitet 7 Maj 2020, 05:47
SHQIPERI-842 të infektuar 31 viktima dhe 605 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 2...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë zhvillimet në Samitin e Zagrebit.Ballkan ...