Aktualitet

30 punonjëse të një fasonerie në Kuçovë në protestë, kërkojnë pagën e luftës: S’na kthejnë asnjë përgjigje, apl

7 Maj 2020, 06:40 Nga DOSJA
30 punonjëse të një fasonerie në Kuçovë në

Berat- 30 punonjëse të një fasonerie që prodhon çanta në Kuçovë po protestojnë ditën e sotme para Drejtorisë së Tatimeve në Berat, pasi kërkojnë pagën e luftës. Punonjëset shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti në këtë kohë pandemie. Ato kërkojnë arsyen përse nuk kanë marrë asnjë pagë lufte edhe pse i kanë kryer të gjitha proceduarat e kërkuara sipas ligjit.

Aplikimi është në rregull, por nuk na kanë kthyer përgjigje. S’kemi parë asnjë lekë që nga 9 prilli, kuR u mbyll edhe fasoneria. Duam pagën e luftës”, shprehen punonjëset.

Ndërrmarja fasone e prodhimit të çantave ka 150 punetorë, të gjithë të siguruar dhe askush nuk ka marrë pagë lufte.

Një ditë më parë u ngritën sërish në protestë 250 punonjësit e kompanisë “Albpetrol” në Fier, pasi kompania vendosi që t’u ulë pagat dhe disa prej tyre  shkarkoi nga detyra. Punonjësit kërcënënuan se do të futeshin në grevë urie duke pretenduar se kanë punuar nga 8 orë çdo ditë dhe nuk mund të paguhen 26 mijë lekë. Pas këtyre deklaratave kompania u tërhoq nga vendimi dhe anuloi shkurtimin e pagave dhe punonjësve. Ndërkohë në protestë janë ngritur edhe tregtarët e Shkodrës, Vlorës, Durrësit dhe Beratit, pasi kërkojnë pagën e luftës. Të njëjtën kërkesë kanë edhe shumë punonjëse fasonerie në Korçë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet paga e luftes proteste ne berat paga e luftes proteste ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2020, 05:47

SHQIPERI-842 të infektuar 31 viktima dhe 605 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 2...